
Më 8 qershor 2014, 25 vullnetarë të cilët përfaqësojnë Korpusin e Paqes të SHBA-ve kanë arritur në Kosovë për të filluar shërbimin e tyre 27 muajsh si arsimtarë të gjuhës angleze në gjithë Kosovën. Ardhja e tyre vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Presidentes Atifete Jahjaga dhe Korpusit të Paqes të nënshkruar më 9 shtator 2013.
Korpusi i Paqes është agjenci qeveritar i pavarur dhe nuk ka agjendë politike apo religjioze. Korpusi i Paqes dërgon vullnetarë në shtetet e ndryshme në mbarë botën, që kërkojnë përkrahje.
Vullnetarët punojnë në fusha specifike duke përfshirë arsimin, zhvillimin e komuniteteve, zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor dhe fushat tjera. Aktualisht diku rreth 7,000 vullnetarë shërbejnë në 65 shtete rreth globit.
Në përgjithësi prej vitit 1961 kur Korpusi është themeluar nga Presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John Kenedi, Korpusi i Paqes ka vepruar në 139 shtete të botës, ndërsa Kosova është shteti i 140-të në të cilin Korpusi i Paqes vepron.
Ku jetojnë dhe punojnë vullnetarët?
Pas arritjes në Kosovë, vullnetarët kalojnë diku rreth 10 javë trajnimi intensiv ku mësojnë gjuhën, kulturën, mirëmbajtjen e shëndetit dhe sigurisë personale dhe mësimdhënien e gjuhës angleze në Kosovë.
Vullnetarët poashtu mësojnë gjuhën dhe kulturën lokale çdo ditë në fshatrat në të cilat jetojnë me familjet e tyre nikoqire. Pas trajnimit, ata zhvendosen në komunitetet anembanë Kosovës të cilat janë përzgjedhur për ta nëpërmjet bashkëpunimit të kujdesshëm të stafit të Korpusit të Paqes, MASHT-it dhe komunave.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë në shkollat fillore dhe të mesme në mbarë Kosovën të cilat kanë aplikuar për vullnetar. Këto shkolla nuk gjenden në qytete të mëdha dhe zakonisht gjenden në komunitetet rurale.
Gjatë 24 muajve të shërbimit të tyre, vullnetarët e Korpusit të Paqes jetojnë me familjet nikoqire të atij komuniteti. Këto familje bëhen “partner” kyç të Vullnetarëve në integrimin e tyre në komunitet.
Shumica e Vullnetarëve thonë se marrëdhënia më e mirë që kanë zhvilluar gjatë shërbimit të tyre si Vullnetarë të Korpusit të Paqes është ajo me familjet e tyre nikoqire.]
Gjatë shërbimit të tyre, Vullnetarët takojnë popullin e Kosovës dhe gjatë interaksionit me ta i ndihmojnë kosovarëve të kuptojnë më mirë aspektet e jetës dhe kulturës amerikane.
Kur Vullnetarët përfundojnë shërbimin e tyre, ata kthehen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një njohuri të thellë mbi shtetin të cilit i kanë shërbyer
No comments:
Post a Comment