“Lidhjet e Edi Rames me bandat kriminale me te rrezikshme te Shqiperise jane universalisht te njohura. Ato nisin me lidhjet e tij te ngushta me banden e rruges se Kavajes, me te cilen ndertoi kinema Republiken dhe emroi si drejtor kreun e kesaj bande dhe, pas eleminimit te tij, kinema Republiken e prishi dhe ndertoi aty pallat me konfidentin e tij, Xhillari. Rama kishte lidhje te ngushta me banden e Lushnjes. Ne intercepetimet e prokurorise se Firences rezulton se Dondollapi e konsideronte Ramen si mik te bandes per tenderat e bashkise. Rama ka patur lidhje te shume te ngushta me Hakmarrjen per Drejtesi dhe i vazhdon edhe sot. Ai ju ka dhene troje, tendera dhe koncesione ne Tirane por dhe tendera ne Vlore. Rama ka lidhje te ngushta me banden e Dritan Dajtit dhe ne vitin 2003 nepermjet bandave te tij grabiti 150 kuti votimi”.
Berisha këmbëngul se në prokurori ka biseda të pafundme që provojnë këto lidhje, aktive edhe sot, duke përmendur dhe rastin e djalit të deputetes, që sipas tij hante dreka e darka me Ramën.
Sipas tij, sa mund të ndash tymin nga bloza aq mund te ndash Ramen nga krimi.
Qytetarët i janë përgjigjur me pyetjet pse nuk ka nisur hetimi për Ramën në kohën kur Berisha ishte në pozitë, ndërsa të tjerë e cilësojnë se gjithçka është vazhdim i vitit ’97.
No comments:
Post a Comment