Deputetja e AAK’së Melihate Tërmkolli, gjatë fjalimit të saj, në Kuvendin e Kosovës ka pyetur përfaqësuesit të Ambasadave të huaja nëse në vendin e tyre do të lejonin që një –ish –shef i Shërbimit Sekret të merret një pozitë lartë sikur Kadri Veseli.
Madje Tërmkolli ka përmendur madje ish –Shefin e CIA’s George Tenet që sipas saj do të ishte absurde të hynte në politikë.
Por, Tërmkolli duke u shtirur si e guximshme dhe duke dashur ta sfidojë ambasadoren amerikane e cila ka qenë e pranishme dje në lozhën e Kuvendit ku është mbajtur seanca, ka bërë një huqje.
Ajo ka treguar se nuk është e informuar sa duhet kur janë në pyetje këto çështje pasi pikërisht George Bush Senior në 1976 -1977 ka qenë në krye të CIA’s ndërsa nga viti 1989-1993 ka shërbyer si Presidenti i 43 i SHBA’ve.

No comments:
Post a Comment