Monday, December 8, 2014

Rama uron Mustafën dhe e fton në Tiranë

Edhe pse Isa Mustafa, nuk është votuar ende në Kuvendin e Kosovës për të marrë drejtimin e Qeverisë, urimet kanë nisur t’i vijnë nga homologet e tij.

Është ai i Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka nisur Mustafës një urim për postin e të parit të Qeverisë, edhe pse një post të tillë Mustafa ende nuk e ka.
Mustafa, është vetëm mandatar për kryeministrin, pro që Rama, i ka quar urimet e tij.
Rama i cili është nisur sot për një vizitë pune në Bruksel, i përcjell homologut të tij të ardhshëm Mustafës, urimet me të mira për detyrën e lartë që i është besuar.
Kryeministri Rama thotë në letrën e tij se marrëdhëniet mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës janë si mes vëllezërish por edhe gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen.
“Këto marrëdhënie unike në llojin dhe historinë e tyre, rajoni dhe zhvillimi i tij i qëndrueshëm i kërkon sa më solide, frytdhënëse dhe paqeformuese. Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom pionier për perspektivat më shpresëdhënëse në Ballkan dhe shembull i gjallë i një integrimi të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Më tej Rama shpreh besimin e tij se Isa Mustafa si kryeministër i ri i Kosovës do të arrijë të përballojë çdo vështirësi që do shfaqet në qeverisje duke përshpejtuar realizimin e prioriteteve të agjendës së përbashkët.
“Ju e dini se dera e kryeministrit të Shqipërisë për autoritetet kosovare mbetet gjithnjë e hapur. Në një kohë sa më të përshtatshme për ju vizita e kryeministrit të Kosovës në Tiranë do të ishte më se e mirëpritur,” përfundon letrën e tij kryeministri Rama.  

No comments:

Post a Comment