Monday, December 8, 2014

Limaj: S’kam besu që Hashimi ia lëshon postin e Kryeministrit Profës

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, është shprehur i befasuar me vendimin e Hashim Thaçit për ta lëshuar postin e kryeministrit.

Ai ka thënë që kjo i ka tejkaluar edhe parashikimet e tij.
“S’kam besu që Hashimi ia lëshon positën e kryeministrit Profës. M’i keni tejkalu parashikimet edhe mua, por lë të vlerësojnë votuesit”, ka thënë Limaj.
Ai i ka ftuar partitë e pozitës të mos jenë arrogantë.

“Ju siguroj që ne do të jemi opozitë konstruktive, për aq sa pushteti do të jetë konstruktiv. Ju ftoj të mos jeni arrogantë”, ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment