Thursday, December 11, 2014

Policia e Kosovës ‘kap’ fajdexhinjtë, ja detajet

Policia e Kosovës edhe sot ka vazhduar një aksion në lokalitete të ndryshme të rajonit të Mitrovicës.
Aksioni ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, më konkretisht në ora 6:00 e mëngjesit, në Mitrovicë, Skenderaj si dhe Vushtrri.

Zëdhënësin i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për “Zërin” se deri më tani janë arrestuar 8 persona.
“Operacioni është në zhvillim e sipër por që mund të ju konfirmojë se operacioni  drejtohet nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës.  Deri më tani janë 8 të arrestuar për vepra penale të fajdeve. Detajet tjera mund tua informojmë më vonë”, ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment