Friday, December 12, 2014

Po zbrazet fshati Muçibabë, pesë familje nisen për në Hungari

Vehid Ibrahimi, përfaqësues i fshatit tha të premten, se pesë familje me 27 anëtarë janë nisur për në Hungari.
Ata shitën kuajt, gomarët dhe drutë për të nxjerrë biletat.
“Komuna na injoroj dhe nuk bëri asnjë investim. Ujin ende e bajm me gomar, rruga është e shkatërruar kurse investimet janë zero në këtë zonë”, thotë Ibrahimi.
Ibrahimi tha se papunësia e madhe dhe kushtet ekstreme të rënda për jetesë kanë detyruar këto familje t`ia mësyjnë migrimit.
“Edhe unë sot nuk kam pare se asnjë sekondë nuk rri në fshat. Unë ende po mbajë pak shpresë se do të bëhet mirë, përndryshe nuk kisha qëndruar vetëm në këtë zonë”, thotë Ibrahimi.

No comments:

Post a Comment