
Pronari i një krani gjigant që vrau më 2008 dy punëtorë ndërtimorë kur u rrëzua në Upper East Side, Manhattan, New York City, në gjykatë ka pranuar se fitoi me qindra-mijëra dollarë pas tragjedisë.
Manjati i ndërtimeve, James Lomma, dëshmonte në rastin për vdekjet e dy punëtorëve, rast ky i hapur nga familjet e operuesit të kranit nga Staten Island, Donald Leo dhe punëtorit të lindur në Kosovë, Ramadan Kurtaj.
“Në rrëzimin e kranit në rrugën 91st Street ku u vra klienti im dhe Donald Leo, ju keni përfituar 665,000 dollarë nga sigurimi”, i ka thënë Lommas avokatja e Kurtajt, Susan Karten, raporton Koha.net.
Ndërkaq, Lomma u përgjigj: “Nuk jam në dijeni për këtë”.
Por, më pas Karten projektoi një imazh gjashtëshifror të një fature sigurimi në ekran që ta shoh edhe gjykatësi. Prandaj, sërish e pyeti atë: “A nuk është e vërtetë se keni kërkuar dëmshpërblim për kranin tuaj Kodiak nga kompania e sigurimeve pas kësaj ngjarjeje dhe se keni pranuar 665,000 dollarë”?
Lomma më në fund e pranoi, “Mund të ketë ndodhur”.
E veja e Ramadanit, Selvie Sinanoviq, që qëndronte e ulur në sallën e gjykatës gjatë dëshmisë, u trondit.
“Uau”, tha Sinanoviq, 27-vjeçe, për “New York Post”, kur mori vesh se sa kishte fituar Lomma nga sigurimi.
“Këtë nuk e dija. Kjo është çmenduri. Është tmerr”, tha ajo me zemërim.
Lomma, shef i korporatës “New York Crane and Equipment Corp.”, dëshmoi se ka paguar vetëm rreth 400,000-500,000 dollarë kur e kishte blerë kranin Kodiak më 1984, por të dhënat tregojnë se në kompaninë e sigurimeve e ka deklaruar atë në vlerë prej 1.1 milionë dollarësh.
Lomma kishte provuar të fitonte edhe rreth 1.2 milionë dollarë tjera nga kjo fatkeqësi, duke i paraqitur një faturë edhe kompanisë që kishte punuar projektin “Sorbara”.
Familjes e Leos dhe të Kurtajt kanë ngritur padi për vdekje të dyshimtë më 2008 kundër Lommas dhe kompanive tjera të përfshira në vendin ku po ndërtohej.
Lomma, 69-vjeç, i cili veten e quan “Mbret i Kraneve”, ishte liruar nga akuzat penale. /Koha/
No comments:
Post a Comment