Kjo pasi kishin deklaruar se ishin duke synuar që të emigronin në vendet perëndimore, siç janë Austria, Gjermania dhe Zvicra.
Por ndalesat e tilla nga policia nuk janë duke kryer punë, pasi qytetarët, të cilët po ikin kryesisht për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, janë duke shfrytëzuar zonën e “By passit” në Karaçevë, ku Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të hyjë në atë zonë për shkak të marrëveshjes, që kanë autoritet shtetërore të Serbisë me KFOR-in, shkruan Koha Ditore.
Ekrem Haxhiu, komandant i Policisë Kufitare të Dheu i bardhë, ka deklaruar se ata kishin ndaluar dhe kthyer 800 persona, të cilët i kishin mësyrë vendet e Evropës.
Sipas tij, një pjesë tjetër janë duke shfrytëzuar edhe rrugën transite.

No comments:
Post a Comment