Menaxheri i Newcastles, Alan Pardew, ka thurur lavde për trajneri e Arsenalit, Arsen Wenger. Ai mendon se drejtuesit e klubit londinez duhet ta nderojnë francezin për të arriturat në klub duke ia vërë emrin stadiumin ‘Arsen Wenger’,
“Stadiumi duhet të emërohet Arsen”, ka deklaruar Pardew në konferencë për media para ndeshjes me Arsenalin, që do të luhet të shtunën në Emirates.
“ Pas Sir Alex Fergusonit, ai është menaxher më i mirë në historinë e Premierligës. Jose Mourinho nuk ka bërë sa duhet ende”, ka theksuar ai.

No comments:
Post a Comment