
Lista me emrat e ministrave të kabinetit qeveritar Mustafa, duket se ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime në taborët e partnerëve të koalicionit PDK-LDK, gjë që ka bërë të kërkohet një pauzë në seancën e Kuvendit.
Ka qenë deputeti Adem Grabovci ai që në emër të grupit të deputetëve të PDK-së ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli një pauzë prej gjysmë ore.
Burime të Telegrafit brenda PDK-së dhe LDK-së, thonë se në dy partitë politike ka pakënaqësi dhe reagime për listën me emrat e ministrave të propozuar për kabinetin e Qeverisë Mustafa.
“Pritet që të bëhen edhe disa korrigjime në listën e ministrave, sepse ka pakënaqësi të mëdha dhe reagime brenda dy parive”, tha një burim i Telegrafit brenda subjekteve të koalicionit qeverisës, pa precizuar se cilat janë ndryshimet që mund të pësojë lista me ministrat e nominuar.
Ndërsa, RTK ka raportuar se pauza 30 minutëshe e Kuvendit të Kosovës, është kërkuar në mënyrë që partitë e koalicionit PDK dhe LDK, të diskutojnë edhe me Listën Serbe, që kjo e fundit të kthehet në Kuvend
No comments:
Post a Comment