Monday, December 8, 2014

Kurti: LDK dikur thoshte se UDB-ja s’është më e keqe se ShIK-u

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kritikoi ashpër marrëveshjen PDK-LDK duke e cilësuar ditën e themelimit të Qeverisë si ditën më të zezë për Kosovën.
Kishim krizë të butë në sistem të butë pa institucione për gjashtë muaj, ndërsa tash nis thellimi i krizës dhe nxitja për shpërthim nga qytetarët e Kosovës. Populli te ne vuan nga funksionimi i mbrapshtë që ka sistemi politik i Kosovës. Kjo është dita më e zezë për Kosovën sepse në njërën anë kreu i ShIK-ut u bë kryeparlamentar dhe dy parti që po rrudhen u bënë bashkë për të qeverisur”.
Kurti ka treguar edhe për Isa Mustafën dhe Ismet Beqirin që gjatë takimeve sa ishin në VLAN kishin akuzuar rëndë ShIK-un, që për shef e kishte Kadri Veselin, të cilin sot e votuan.
“Në një takim që kishim me Isa Mustafën, pati thënë as UDB-ja nuk është më e keqe se ShIK-u, ndërsa tash po do të bëhet kryeministër me koalicion me anëtarët e ShIK-ut.”
“Ismet Beqiri thoshte nuk shkojmë me PDK e me ShIK-un sepse edhe Sabri Hamitin e kanë plagosur ShIK-u ndërsa unë sot e pash profesorin që e votoi pikërisht kreun e ShIK-ut, çfarë të bëjmë tash me librat dhe titujt tuaj i nderuar profesor? Ndryshimi në Kosovë mund të ndodhë vetëm me PDK në opozitë. PDK është korporata më e fuqishme në Kosovë me parullë “Familja, Prona, Shteti”, tha ndër tjerash lideri i Vetëvendosjes.

No comments:

Post a Comment