Saturday, December 27, 2014

Nëse Facebook humb këtë gjyq, të gjithë do të marrin nga 10.000 dollarë!

Rrjeti social Facebook është pranë problemeve potenciale të mëdha, sepse i kërcënohet një padi për shkelje të intimitetit të përdoruesit.
Nëse kompania e humb gjyqin, Facebook-u do të duhet të paguajë 10.000 dollarë për çdo shkelje të privatësisë së shfrytëzuesve, për një vit, dhe ndër të gjithë ata që kanë një profil tani po spekulohet se sa mund të marrin.
Sipas padisë, e cila ishte paraqitur në dhjetor të vitit 2013, Facebook ka skanuar përmbajtjen e mesazheve private për nevojat e reklamuesit. Me këtë ka shkelur aktin e privatësisë në komunikimet elektronike dhe ligjeve të privatësisë dhe të konkurrencës së pandershme nga Shteti i Kalifornisë, transmeton TetovaSot.
Nëse një përdorues gjatë bisedës ka shkëmbyer me miqtë e tij linkun e faqeve tjera, Facebook do të ndiqte këto linke që të kërkojë informacion në lidhje me përdoruesit, duke siguruar kështu një profil të aktiviteteve të saja online, thuhet në padi.
Gjithashtu, rrjeti social do të trajtonte linkun sikur përdoruesi të shtypte “Like” tek faqja, opsion i cili është integruar në shumicën e ueb faqeve në internet.
Gjigandi i internetit u përpoq të refuzojë ankesën, duke argumentuar se sulmet ishin të paligjshme, sepse ato nuk i përkasin kornizës standarde të punës në Facebook.
Gjykatësi i gjykatës në Kaliforni të mërkurën vendosi se padia kundër Facebook mund të shkojë në gjykatë./TetovaSot/

No comments:

Post a Comment