Në mëngjesin e Krishtlindjes, më 25 dhjetor, policët e transportit të SBB/CFF dhe ata të Policisë së Kantonit të Cyrihut kanë kontrolluar në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut tre meshkuj të rinj të cilët janë prezantuar si turistë. Kontrollimet e mëtejshme të bëra në stacionin policor kanë treguar se tre personat në fjalë po qëndronin ilegalisht në Zvicër dhe se pasaportat e tyre shqiptare ishin të falsifikuara.
Më i vjetri prej tyre, 35 vjeçar, madje kishte një ndalesë për hyrje në gjithë zonën e Shengenit. Ndërsa më i riu (25 vjeç) kishte me vete dy letërnjoftime italiane me emra të tjerë por me fotografinë e tij origjinale.
Të tre të dyshuarit janë arrestuar. Në çantat e tyre policia ka gjetur mbi njëqind gjësende të shtrenjta si stoli, orë, verëra të shtrenjta, veshmbathje luksoze dhe aparate elektronike. Një pjesë e këtyre gjësendeve është identifikuar si e vjedhur së fundi në disa vjedhje të kryera në kantonin Thurgau. Në njërin nga rastet e përmendura vlera e mallrave të vjedhura arin në 8000 franga. Ndërkaq, prejardhja e gjësendeve të tjera të gjetura te ta ende nuk dihet.
Hetimet kanë treguar se këta turistë kriminelë ishin në rrugë për të shkuar në Shqipëri përmes Italisë. Ata i janë dorëzuar prokurorisë kompeten./albinfo.ch/

No comments:
Post a Comment