Saturday, December 20, 2014

Meta me bashkëshorten në Kosovë, në një tavolinë me Jacobsonin dhe Veselin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, për promovimin e kulturës dhe të produkteve shqiptare.
Pritja u organizua nga Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Meta shoqërohej nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht edhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, si dhe ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti.
Minxhozi tha se produktet shqiptare duhen promovuar edhe më shumë në të dy anët e kufirit dhe në vendet e rajonit.
Meta zhvilloi disa takime të rëndësishme me akterë të jetës politike në Kosovë, akademikë si dhe me trupin diplomatik të akredituar në Prishtinë.
Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Meta i përcolli urimet më të përzemërta për detyrën e re. Meta dhe Veseli theksuan nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Një takim i veçantë ishte dhe ai me akademikun Rexhep Qosja, si dhe me shumë personalitete të tjera të Kosovës, si Ramush Haradinaj - kryetari i AAK-së.
Meta u takua edhe me ambasadore e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson, rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe në rajon.

No comments:

Post a Comment