Thursday, December 18, 2014

Kush janë kandidatët për kryetar të LDK-së!?

Sa veta mund ta sfidojnë
Lidhja Demokratike e Kosovës, brenda këtij muaji do ti mbaj zgjedhjet në Prizren. Kështu ka vendosur mbledhja e kryesisë së LDK-së. Por, si priten të jenë zgjedhjet në gjithë partinë e LDK-së, a do të ketë kundërshtar Isa Mustafa për kryetar e LDK-së. Për të parin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, janë përfolur emra të ndryshëm, si Vjosa Osmani, Naser Rugova, Donika Gërvalla, Lutfi Haziri, Agim Veliu e disa të tjerë.
Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të flas për këtë çështje, duke rekomanduar që ne të i drejtohemi zyrës për informim të LDK-së. “Pyetjet që kanë të bëjnë procedurat e brendshme brenda LDK-së është mirë me i drejtua në zyrën për informim të LDK-së, dhe besoj që ata i din pyetjet e sakta dhe më së miri është dhe ju kisha rekomandua që aty ti drejtoni pyetjet”, thotë Osmani për gazetën “Bota sot”.Por, PARA pak ditësh ka qarkulluar një faqe fb, në përkrahje të Vjosa Osmanit, që të kandidohet për kryetare të LDK-së. Ndërsa, në pyetjen se a do të është ajo njëri prej kundërkandidatëve të z. Isa Mustafa, ajo përsëri nuk ka dashur të përgjigjet, duke thënë se s’ka çka të shton tjetër.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

No comments:

Post a Comment