Thursday, December 18, 2014

Apelet politike s’e ndalin migrimin

Migrimi do t’i kushtojë Kosovës në raport me liberalizmin e vizave, andaj qeverisë së re i duhet që ta trajtojë në mënyrë urgjente këtë çështje, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në vend.

 Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se Kosova nuk e ka komoditetin të lejojë që shtresa më e re popullsisë së saj të largohet në vende të treta.
“Është shumë e papërgjegjshme nga ana e institucioneve të Kosovës që nuk po arrijnë të paktën të fokusohen dhe të adresojnë çështjen e migrimit të qytetarëve e cila përveç mungesave që i sjell Kosovës në kuptim të percepcionit që vendet e Bashkimit Evropian do të kenë për Kosovën, i sjellë pengesa jashtëzakonisht të mëdha Kosovës edhe në fushën e liberalizimit të vizave”, ka thënë Doli.
Në këtë kontekst ai beson se është totalisht e papërgjegjshme nga ana e kryeministrit të Kosovës dhe institucioneve tjera përgjegjëse se si nuk po arrijnë që të marrin masa të cilat në një afat shumë të shkurtë do të adresojnë problemet që qytetarët e Kosovës kanë dhe cilat janë arsyet kryesore që këta të fundit zgjedhin rrugën e migrimit jashtë Kosovës

No comments:

Post a Comment