Sipas burimeve të Telegrafit në Zyrën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ky i fundit duket se përveç zëvendësministrit të Jashtëm Petrit Selimi, do të llogaris që në ekipin e tij të këshilltarëve ta ketë edhe shefin e kabinetit të deritashëm të ministrit Enver Hoxhaj, Pëllumb Kallaba.
Kallaba ishte një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit Hoxhaj dhe qëndrimi i tij në pozitën e këshilltarit të ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, sipas burime tona, thuhet se është bërë për tu ruajtur vazhdimësia e punës së MPJ dhe zbatimi i planeve të deritashme të kësaj Ministrie të rëndësishme të qeverisë, të cilën Thaçi e ruajti për veten e tij.
Sipas të njëjtit burim thuhet se Thaçi besohet se do t’i trashëgojë këshilltarët e tjerë të ish-ministrit Hoxhaj, të cilët ende nuk dihet se ku do të akomodohen.
No comments:
Post a Comment