Saturday, December 13, 2014

Kundërpërgjigjet Kryeministri: Rexhep Qosja është rrenc i madh që duhet të shkojë në psikiatri

Kryeministri Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur Rexhep Qosjes, duke e akuzuar se është rrenc dhe duhet të shkojë në psikiatri.

Mustafa tha se regjimi i Milloshevicit e kishte ndjekur me padi duke e akuzuar për cenimin e integritetit territorial të Jugosllavisë.
Mirëpo, ende Mustafa s’e ka thënë asnjë fjalë për kohën kur ishte pjesë e sistemit komunist dhe Ministër i Rrahman Morinës.

Lexojeni të plotë reagimin e Kryeministrit
Rexhep Qosja, qenka tmerruar katërmbëdhjetë herë që unë jam zgjedhur Kryeministër dhe që Z. Thaçi ma ka dorëzuar detyrën.
Herën e pesëmbëdhjetë Qosja le të shkojë te psikiatri.

Regjimi i Millosheviqit më ka ndjekur me padi penale dhe fletëarrest për cenim të integritetit territorial të ish Jugosllavisë dhe jam detyruar të dal e të jetoj 9 vite në ekzil, e Qosjen nuk e ka prekur askush në Prishtinë.

Një rrenc i madh, si Rexhep Qosja dhe vetëm një mendje e degjeneruar si e tij, mund të prodhoj vrasës, armiq, ashtu siç kanë prodhuar njerëzit e UDB’as jugosllave, e sigurimit shqiptar.
Me këtë logjikë Qosja kallte Shqipërinë në vitin 1997, dhe vazhdoi të sulmojë Ibrahim Rugovën e çdo bashkëpunëtor të tij.

Kur shoh se sa i tmerruar është Qosja, mburrem dy herë më shumë që unë jam Kryeministër i Republikës së Kosovës, sepse nuk kam asgjë të përbashkët me te.

No comments:

Post a Comment