Saturday, December 13, 2014

Ja në çfarë gjendje janë bashkëfshatarët e Behgjet Pacollit

Komuna e Prishtinës organizoi diskutim publik me banorët e fshatit Marec. Para pjesëmarrësve planet dhe projektet e Komunës së Prishtinës i shpalosën drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia. Kryetemë e këtij diskutimi ishte gjendja e mjerë infrastrukturore si dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore.
Komuna e Prishtinës njofton se në këtë fshat, ku mungojnë edhe linjat e komunikimit dhe ekziston një terr informativ, shumica e banorëve punojnë në minierën e Artanës.
Gjatë këtij diskutimi, Durmishi tha se janë identifikuar problemet infrastrukturore në këtë pjesë dhe se në këtë diskutim, bashkërisht me banorët, do të përcaktohen prioritetet se cilat janë nevojat më urgjente, pasi që tashmë janë projektuar disa rrugë që janë planifikuar në buxhetin e vitit 2015.
Ai tha se një prej objektivave të Komunës së Prishtinës është edhe krijimi i kushteve për investime në këtë pjesë, si dhe kthimi i banorëve të shumtë që e kanë braktisur Marecin në mungesë të kushteve elementare, rrjedhimisht perspektivës.
Po ashtu, Durmishi i njoftoi edhe lidhur me vendimin e Kuvendit Komunal për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe tha se këto mjete do të shfrytëzohen për sanimin e dëmeve infrastrukturore.
Ndërsa, Vitia i njoftoi të pranishmit se tashmë kanë filluar procedurat lidhur me ambulanten në Viti.
Asfaltimi i rrugës Viti-Bullaj, shtrimi i rrugës në lagjen Vrajoll, asfaltimi i rrugës Vidime-Lumi i Marecit, rruga Gërbesh në lagjen Pacaj, rruga Jasharaj dhe disa rrugë që lidhin lagje të tjera, ishin kryesisht kërkesat që u shtruan në këtë diskutim. Durmishi i siguroi ata se çdo kërkesë e tyre do të trajtohet dhe se realizimi i këtyre projekteve do të fillojë gjatë viteve në vijim

No comments:

Post a Comment