Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka bërë koalicion me PDK’në pasi është frikësuar nga burgu, siç po akuzohet nga lideri i VV’së Albin Kurti.
“Mund të ju them se asnjë frikë nuk e kam as nga burgu e as nga ato raste që përmend Kurti. Ata zhvillojnë fushate me dosje, thonë se kanë veguar 70 dosje. Kryetarët e komunave nga LDK’ja kanë mundur t’i dërgojnë nga 170 dosje për kryetaret e mëhershëm, të cilët kanë qenë. Ne s’jemi marrë me ato punë, sepse janë në kompetenca të organeve të drejtësisë”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka thënë se krejt punët e veta i di mirë, dhe sipas tij jo 70 por 700 lënde nëse i dërgojnë Shpend Ahmeti e Albin Kurti do të jetë i sigurt për punën e bërë.
Mustafa ka thënë se për lendet që ata kanë dërguar në Prokurori kanë lëshuar vetë leje, që sipas Mustafës është totalisht shkelje e ligjit.
“....nëse një lëndë e konteston dhe e dërgon në Prokurori mandej ti s’mund të ndryshosh atë lëndë, përderisa Prokuroria të mos e japë verdiktin e fundit. Pra problemi është aty brenda, prandaj edhe Kurti edhe Ahmeti duhet të shohin se kush po nderon pa leje në Prishtinë, kush po nderon në pronë publike, kush po lëshon leje dhe si po lëshohen ato, kush janë sekserët që i bëjnë ndërmjetësimet për lëshimet e lejeve, sepse qytetarët po flasin”, ka thënë Mustafa.

No comments:
Post a Comment