Sunday, December 14, 2014

Jakup Krasniqi: Zëvendësministrat kushtojnë më shumë se dy milionë euro!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka propozuar një Qeveri pa zëvendësministra.
Sipas tij, zëvendësministrat e ngarkojnë buxhetin e Kosovës për më shumë se dy milionë euro në vit.
“Pasi Qeveria e ‘re’ e Kosovës ka kabinetin më të madh në botë, atëherë çdo qytetari të Kosovës e ka të drejtën të kërkojë nga kryeministri i Kosovës që mos të ngarkohet buxheti i tyre edhe me 70 zëvendësministra, për faktin se buxheti i Kosovës nuk është vetëm i te punësuarve në administratën e shtetit dhe në shërbimet publike të Kosovës, por është buxhet që duhet të jetë në shërbim të çdo qytetari të vendit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

No comments:

Post a Comment