Deklarata e Kryeministrit të ri, për Liberalizimin e vizave në vitin 2015,është në kundërshtim me ikjen e pesë autobusëve mbrëmë.
Qindra kosovarë zgjedhen ikjen si mënyrë,për të kërkuar perspektiven e tyre,ndryshe nga ajo që po u premtohet nga Qeveria.
Asnjë Minister i Brendshem nuk do të jap notë pozitive për Kosovën, me këtë shkallë të lartë të Azilit.
Kryeministri tregoi qysh në fillim që dështoi përballë premtimeve,për rritjen e pagave,që po del që ishte vetëm mashtrim elektoral dhe për konsum të fushatës.
Premtoi që do të ulet papunësia dhe do të hap vende të reja të punës duke punësuar dy Ministra dhe akomoduar dhjetra zv.Ministra.E gjitha kjo shkon në kurriz të popullit,të cilët kanë mbetur pa asnjë fije shprese për të ardhmen e tyre në vendin e vet.
Ky është fillimi i dështimit të Qeverisë së Re me mentalitet të vjeter,vetëm në oret e para të punës së saj.

No comments:
Post a Comment