
Në një postim të vetin në Facebook, drejtori ekzekutiv i KDI-së Ismet Kryeziu ka shkruar për paraqitjet publike të këtyre ditëve të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Kryeziu, në rrjetin social, këto paraqitje i konsideron të gabueshme.
“Isa Mustafa e ka nisur gabim, nga fjalimi i tij në kuvend, nga nënkryetarët e tijë të partisë dhe nga degët e partisë, së pari në raport me deputet e LDK-së, e gabimin po e vazhdon me të gjithë.
Fjala e Kryeminsitrit duhet të ketë peshë, ajo nuk duhet të jetë fjalë e individit, analistit, akademikut, mediumit e as e kryetarit të partisë, duhet të jetë fjalë e kryeministrit.
Një koalicion shumë i kundërshtuar është zhvillim i mjaftueshëm dhe provokues për analistë, media e opinionist që të bëjnë, analiza, opinione e me dozë rrëshqitje dhe në fyrje, madje edhe personale, e në vijë të parë të kanë në shënjestër të parin e këtij koalicioni, kryeministrin.
Por, kabineti i kryeministrit dhe këshilltarët për komunikim nuk duhet që pas çdo deklarate, shkrimi e analize, të dalin me kundër deklarata, me kundër akuza me fyerje e etiketime, si dje për deputetët e LDK-së,për Qosjen e sot për reportazhin KUKU të Kohës Ditore.
Kjo nuk duhet të jetë as gjuha e as mënyra e komunikimit nga kryeministri, përkundrazi i humb vlerën dhe e thyen idenë e të qenurit kryeministër. Kryeministër është i zgjedhur nga shumica, por duhet të jetë dhe të sillet si Kryeministër i të gjithëve duke respektuar të drejtat e atyre që s’janë pajtuar me këtë kooalicion, apo dhe s’janë pajtuar me vetë Isa Mustafën si Kryeministër.
Prandaj, është mirë që Isa Mustafa të mbajë njëe takim me zëdhënësit dhe këshilltarët e tij, të ndryshojë diskursin e gjuhës në fjalën e tyre publike dhe statuset e publikuar në profilin e Isa Mustafës në rrjetet sociale. Isa Mustafa duhet të përdorë profilin e tij në rrjetin social facebook për mesazhe politikbërse e vendimmarrëse e jo për reagime në fjalën, deklarimin apo shkrimin e secilit medium, qytetar apo analist e publicist”
No comments:
Post a Comment