Sunday, December 14, 2014

Çdo sulm ndaj Kosovës do të thotë luftë e tretë botërore

Nëse Rusia do të ndërmerrte ndonjë hap për ta sulmuar Kosovën, ajo duhet ta di që garantues të kufijve të Kosovës është Amerika-Evropa- NATO dhe çdo sulm në Kosovën do të thotë luftë e tretë botërore.

Kështu mendoni eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i cili në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Rusia në gjendjen aktuale po i provon politikat kërcënuese për Ballkanin.
“Edhe kjo është një luftë speciale që tani e ushtron Rusia. Në situatë të tille çfarë gjendet Rusia e rrethuar me sanksione te ndryshme për ndërhyrjen në lufte me Ukrainën respektivisht ne Krime dhe në situatën e rëndë që ka filluar ta përfshij Rusinë tani ajo i provon politika kërcënuese si për kërcënimin në Ballkan. Nëse Rusia do me sulmoj Kosovën ajo duhet ta di se garantues të kufijve të Kosovës është Amerika-Evropa- NATO dhe çdo sulm në Kosovën do të thotë luftë e tretë botërore”, vlerëson Tërnava.
Tërnava thotë se, Kosova duhet të këtë strategjinë luftarake e cila në situatën në çfarë tani gjendemi është shumë e lidhur me politikat luftarake garantuese të stabilizimit të kufijve.
“Tani kush të donë me e nxitë luftën e tretë botërore e ka të freskët luftën e dytë botërore dhe nxitësit e asaj lufte dhe përfundimin e saj edhe që tani teknikat luftarake janë avancuar shumë sepse të shumtën bëhet fjalë për armatimin atomike që të dy palët janë mjaftë të armatosura me këtë lloj. Gjithsesi shteti i ynë duhet të këtë strategjinë luftarake e cila në situatën në çfarë tani gjendemi është shumë e lidhur me politikat luftarake garantuese të stabilizimit të kufijve siç e shpjegova më larte”, përfundon Tërnava.

No comments:

Post a Comment