Wednesday, December 10, 2014

Isa i përgjigjet Zemajt: Trego kush janë Ministrat e mi që vranë shqiptarë

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga Armend Zemaj të tregojë se cilët janë Ministrat e tij që kanë vrarë shqiptarë.

Kjo përgjigje e Mustafës vjen pak ditë pasi Armend Zemaj tha se nuk e voton Qeverinë PDK-LDK pasi aty ka njerëz që kanë vrarë shqiptarë.
Lexojeni reagimin e Kryeministrit
Qytetarë të nderuar,

Falënderoj të gjithë deputetët që votuan dhe e dhanë besimin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. 
Pas votimit të Qeverisë, disa nga deputetët të cilët kanë votuar kundër, kanë deklaruar opinionet e tyre në lidhje me kabinetin qeveritar. Më befasoi deklarata e deputetit Zemaj, në të cilën ai thotë se “në përbërjen e qeverisë ka njerëz që kanë vra shqiptarë në forma të ndryshme, si ata serb si ata shqiptar”. 
Unë si Kryeministër i Republikës së Kosovës nuk kam njohuri të tilla. Unë besoj në të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, prandaj kërkoj nga z. Zemaj të sqarojë se cilët janë ata njerëz. Po ashtu do të kërkoj nga Prokuroria e Kosovës që të trajtojë këtë deklaratë të deputetit Zemaj. U bëj ftesë, po ashtu, të gjithë qytetarëve që nëse kanë informata për vepra të tilla, të raportojnë tek organet përkatëse.

No comments:

Post a Comment