Wednesday, December 31, 2014

Davenport: BE-ja nuk e ka kushtëzuar Serbinë me njohjen e shtetit të Kosovës

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Michael Davenport, pohon se BE-ja nuk e ka kushtëzuar rrjedhën e mëtejshme të procesit të integrimit evropian të Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu siç ka deklaruar kohët e fundit presidenti serb, Tomislav Nikoliq.
"Pozicioni i BE-së është i qartë dhe ka një qëndrim unik - nga Serbia nuk është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës. Nga Beogradi dhe Prishtina presim që të zbatohet në praktikë Marrëveshja e Brukselit, gjithashtu edhe kontributin e tyre të përbashkët për normalizimin e plotë të marrëdhënieve", tha Devenport për "Dnevnik", transmeton Telegrafi.
Sipas mendimit të Davenport, procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE po shkon sipas planit dhe brenda afateve të përcaktuara kohë më parë. 

No comments:

Post a Comment