Saturday, December 13, 2014

Çka thotë Era për videoklipin e saj “13” (Video)

Era Istrefi ka realizuar këngën e saj të parë “13” dhe deri tani balada e saj është duke u klikuar dhe pëlqyer pa masë. Ajo në një mini-intervistë për Express tregon pse e ka titulluar kështu këtë këngë.

Balada “13” e Era Istrefit u prit mirë tek fansat e saj derisa ajo si zakonisht ka ngjallur debate me këtë baladë të publiku.
Express realizojë një mini-intervistë me Erën
Express: Pse 13?
Era: 13 për shkak se konsiderohet nr i pafatë...m’u sikurse dashuria ime e parë
Express: A është e vërtetë që kënga i kushtohet një ish të dashuri të juaj?
Era: Nuk ju ka kushtu ishit, por unë deri tash tekstet e mija janë pasqyrim i përvojave të mija jetësore.
Express: Jeni puthur në videoklip. A ishte ide e juaja apo e regjisorit?
Era: Dëshira ishte e imja që moti megjithatë ideja ishte e regjisorit që kjo të realizohet dhe u bë në këtë klip.

No comments:

Post a Comment