
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për sulmin fizik ndaj kryetarit të AGK-së, Zekirja Shabanit nga pronari i gazetës “Tribuna”, Sejdi Demiri.
AGK me shqetësim ka marr lajmin se sot kolegu Zekirja Shabani, redaktor i ekonomisë në të përditshmen “Tribuna”, është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës si dhe është sharë dhe fyer në formën më banale nga pronari i kësaj të përditshmeje.
Ngjarja ka ndodhur pasi redaktori Shabani ka refuzuar të nënshkruajë vendimin për largim nga puna që i është ofruar nga drejtuesit e gazetës, në kundërshtim me kontratën e tij valide dhe me Ligjin e Punës.
Ky sulm, vjen disa ditë pasi kolegu Shabani njoftoi e do ta padisë “Tribunën” për shkelje të kontratës dhe vonesë të dhënies së pagave.
Rasti i sulmit ndaj kryetarit të AGK-së tashmë është hapur në polici si kanosje.
AGK kërkon nga organet e rendit që ta ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe që sulmuesi të vihet para drejtësisë, përderisa paralajmëron se do të angazhojë avokatin e AGK-së, bazuar në marrëveshjen e arritur ditë më parë mes AGK-së dhe Zyrën e Avokatisë “Partners.
AGK konsideron se në një vend ku sulmohet kryetari i zgjedhur i komunitetit të gazetarëve, njëherësh redaktori i një gazete, për shkak të ngritjes së zërit ndaj padrejtësive që i bëhen në vendin e punës, dëshmon për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen gazetarët dhe për shkeljen e të drejtave të tyre njerëzore e profesionale në Kosovë
No comments:
Post a Comment