Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka thënë se pushteti duhet të jetë i brengosur dhe të ndihet përgjegjës për largimin e qytetarëve drejtë perëndimit. Ai ka ftuar qytetarët që ta zhvillojnë këtu betejën, aspak të lehtë, për ta ndërtuar mirëqenien e tyre.
Sfarqa në një intervistë për KosovaPress ka thënë se objektiv kryesor i punës së tij ka qenë konsolidimi i qeverisjes, zbutja e borxheve të trashëguara, ndërsa prioritet sipas tij i është dhënë menaxhimit më të mirë të parasë publike dhe zhvillimit ekonomik.
Në këtë rrafsh ai ka përmendur shpenzimin e buxhetit, rritjen e të hyrave vetanake, si dhe uljen e shpenzimeve.
No comments:
Post a Comment