“Është ende herët, zakonisht pas orës 10 kemi më shumë pacientë”, thotë Bajrami.
Brenda mantelbardhës fshihen kujtimet dhe rrëfimet më interesante gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Profesioni human dhe betimi i Hipokratit e kishin shtyrë atë t’u japë ndihmën shumë civilëve dhe ushtarëve të UÇK-së në vitin 1999.
“Më keni kthy mbrapa, u bënë 15 vjet prej përfundimit të luftës. Shumë gjana ka ndodhur atëherë”, nis rrëfimin Zyla, teksa vendos dy gishtat e dorës së djathtë në kokën e saj. Mes bombave e plumbave Zylfija e kolegët e saj gjarpëronin nëpër shtëpi për të shpërndarë injeksione, infuzione e terapi të ndryshme.
“Ushtria ka luftu me armë ne kemi luftu ndryshe, kemi ndihmu popullin sa kena pas mundësi”.
Nëna e katër fëmijëve tregon se nuk e ka pasur të lehtë të ndihmojë njerëzit, veçmas ushtarët duke marrë parasysh edhe paragjykimet që kanë mundur t’i vijnë për shkak të përkatësisë rome. Por as edhe një moment nuk i kishte shkuar mendja për pasojat që mund t’i ketë.
“Unë jam betuar para Allahut dhe Hipokratit me u ndihmu njerëzve. S’ma ka ndi për kurgjo tjetër”, thotë ajo. “Jam në dispozicion gjithë me ndihmu popullin, pa marrë parasysh ngjyrën, fenë, racën. Për mua të gjithë janë njësoj”.

No comments:
Post a Comment