Monday, January 5, 2015

Enrique nuk i bie pishman pse nuk startoi me Messin

Luis Enrique mendon se mori vendimin e duhur që nuk e futi si titullar Lionel Messin.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka mbrojtur vendimin e tij për të mos startuar me Lionel Messin në sfidën kundër Real Sociedadit

Enrique deklaroi se tani nuk është koha për t’i rënë pishman vendimeve të tij, pasi nuk e dëshiroi lëndimin e lojtarit.
“Kjo nuk është kohë për t’u ndier pishman për ato vendime. Unë e mendoj gjithë stinorin dhe e bëj atë që është më e mira për skuadrën”, u shpreh Enrique.
“Unë mendova se do të ishte më mirë po të mos i rrezikoja ata”, shtoi tutje trajneri i blaugranëve.
Sociedadi shënoi fitore 1:0 kundër Barcelonës, duke ia pamundësuar kësaj të fundit që ta shfrytëzojë humbjen e Real Madridit nga Valencia. 

No comments:

Post a Comment