Është djegur mëngjesin e sotëm (e shtunë) një pjesë e stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:35, në tribunat dhe zhveshtoret e stadiumit të vjetër.
Raportohet se vetëm një ekip i zjarrfikësve mundohet që ta fikë një zjarr gjigant që ka përfshirë tribunën në stadiumin “Riza Lushta”.
Zjarri në stadiumin e vjetër mbetet ende jashtë kontrollit.
Togeri i Policisë, Nuhi Fejza i ka thënë Kohës Ditore se zjarri ka shpërthyer papritmas, ndërsa ekipet emergjente kanë reaguar.
No comments:
Post a Comment