Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së Liderit të PDK’së, Hashim Thaçi, i cili ka pohuar se partitë opozitare i kanë bërë ofertë për koalicion.
Ky është reagimi i plotë i Vetëvendosjes:
Deklarata e Hashim Thaçit në Kuvend se kinse ka pasur kërkesë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! është shpifja e radhës në vazhdën e mashtrimeve të këtij personazhi.
Në respekt të informimit të drejtë të të gjithë opinionit publik, deklarojmë se në asnjë rast a rrethanë nuk ka pasur kurrfarë përpjekje për kontakt apo takime nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me PDK-në apo ndonjë zyrtar të saj e as nuk do të ketë.
E vetmja përpjekje për takim ka qenë ajo e PDK-së, kërkesë të cilën nuk kemi pranuar as ta diskutojmë dhe e kemi bërë publike me kohë për publikun.
Kushdo që pretendon të kundërtën i ftojmë ta dëshmojë me fakte e publikisht.
Për sa na takon, jemi angazhuar dhe do të vijojmë, për ndryshim rrënjësor të realitetit në Kosovë ku personazhet e klanit Thaçi dhe ai vetë dalin para drejtësisë dhe shpaguajnë dëmet që i kanë bërë Kosovës.
- See more at: http://politiko.net/vv-quan-te-paverteta-deklaratat-e-thacit-per-ofertat/#sthash.U06RxBc2.dpuf

No comments:
Post a Comment