Thursday, December 11, 2014

United synon rikthimin e Vidic në “Old Traford”

Nemanja Vidic mund të rikthehet te Manchester United gjatë merkatos dimërore.
Mbrojtësi serb, i cili iu bashkua në verë skuadrës zikaltër, nuk po gjen hapësira në formacionin e Roberto Mancinit, që i beson më shumë në qendër të mbrojtjes dyshesh Juan Jesus – Ranochia.  
Sipas mediave italiane, për 33-vjecarin ka interes serioz nga Luis Van Gaal, për shkak të dëmtimeve të shumta në repartin e pasmë të “Djajve të Kuq”.
Eksperienca e madhe që mbrojtësi serb ka në Premier League, i ka detyruar drejtuesit e United që të tentojnë rikthimin e tij në “Old Traford”, ku ka filluar të ndihet dora e trajnerit holandez pas një starti zhgënjyes të sezonit.
Nemanja Vidic është aktivizuar për 8 sezone tek United nga viti 2006 në 2014, duke shënuar 15 gola në 215 ndeshje të Premier League. Verën e kaluar ai u transferua tek Interi me parametër zero, por me bluzën zikaltër ka zbritur në fushë në vetëm 9 ndeshje, për të kaluar në plan të dytë me mbërritjen e Roberto Mancinit.

No comments:

Post a Comment