Thaçi uron Haxhi Krasniqin
Zv/kryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook e uroi boksierin kosovar Haxhi Krasniqi për fitoren e arritur në boksin profesionist.“Junikasi ynë dhe boksieri numër dy në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, i mbrojti sot, në Mynih, titujt e tij WBA Continental dhe WBO Continental pas fitores ndaj polakut Dariusz Sek.
Urime të përzemërta Haxhiut, të gjithë shqiptarëve kudo që janë për sukseset e pareshtura të kampionit tonë. Me hapa të sigurtë drejt titullit të kampionit të botës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
No comments:
Post a Comment