Ai është optimist për anëtarësimin e shpejt të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Për sa i përket Këshillit të Europës, mund të them se nga 47 shtete sa e bëjnë atë, Kosovën e kanë njohur 34 vende. Kosova ka plotësuar kriteret për anëtarësim dhe shpresojmë se në koordinim me partnerët ndërkombëtar do të aplikojmë për anëtarësimin e Kosovës në 3 muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe, presim edhe anëtarësimin në të. Shpresoj se pranimi i Kosovës nuk do të prodhojë debat”, tha ai.
Ai pastaj tregoi për takimet që ka pasur me zyrtarë të lartë evropianë në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian dhe në NATO.
Me zyrtarë të NATO-s, tha Thaçi, kemi biseduar për formimin e Ushtrisë së Kosovës, për ç’gjë, sipas tij, ka përkrahje dhe mirëkuptim.

No comments:
Post a Comment