Dita e të Drejtave të Njeriut është shënuar me një aktivitet simbolik, me ç’rast janë vënë disa pengesa dhe një derë, të cilat simbolizonin barrikadat e ndryshme që i ka Kosova në relacion me shtete e tjera të Bashkimit Evropian.
Ky aktivitet u organizua nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Edona Tolaj, drejtoreshë e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, tha se ky aktivitet ka të bëjë me situatën e të rinjve shqiptarë të cilët nuk janë të lirë të lëvizin.
Tolaj pohoi se në shesh kanë vendosur edhe disa pengesa dhe një derë, ku përmes tyre kanë simbolizuar barrikadat e ndryshme që i kanë qytetarët e Kosovës për lëvizjen e lirë.
No comments:
Post a Comment