Thursday, December 11, 2014

Të pakënaqurit mund ta dridhin LDK'në

Pavarësisht se deputetët e LDK’së, të cilët votuan kundër krijimit të kabinetit qeverisës, po e mohojnë mundësinë e krijimit të një grupi parlamentar, njohës të rrethanave vlerësojnë se krijimi i këtij grupi është i mundshëm.

Mundësitë që brenda LDK-së të krijohet një grup i ri parlamentar janë rritur. Mosbindja e disa deputetëve të kësaj partie për të votuar Isa Mustafën për kryeministër ka rritur dyshimet se këta deputetë mund të vazhdojnë “rebelimin” e tyre ndaj kësaj qeverie. Janë të paktën 8 deputetë që nuk janë bindur për bashkëqeverisje më partinë e Hashim Thaçit, edhe pse LDK do të udhëheqë më Qeverinë.
Analisti politik, Halil Matoshi, në një debat televiziv ka deklaruar se brenda 6 muajve, këta deputetë të pakënaqur jo vetëm nga LDK, por edhe nga partitë tjera mund të bashkohen dhe të krijojnë një grup të ri parlamentar.
Por, disa nga këta deputetë të LDK-së, votimin e tyre kundër e lidhin me koalicionin që ka lidhë kjo parti më PDK-në dhe jo më votë kundër Isa Mustafës. Adem Salihaj ka thënë se nuk do të krijohet grup i ri parlamentar, por votimi kundër, sipas tij, ka qenë sipas vullnetit dhe ai do të vazhdojë të jetë deputet i LDK-së.
“Ne do t’i mbështesim projektet të cilat janë të dobishme dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Nuk besoj se do të krijohet ndonjë fraksion brenda LDK-së”, ka thënë Salihaj. Ai pret që pas formimit të Qeverisë, të fillojë edhe procesi i ri zgjedhor brenda kësaj partie. Salihaj ka thënë se është herët të deklarohet se a do të mbështesin Mustafën për një mandat të ri.
Ndërkohë ajo që abstenoi në votimin për kabinetin qeveritar, Alma Lama, ka thënë se secili nëpërmjet votës ka dëshmuar qasjen që ka ndaj PDK-së
“Sigurisht se çdo projekt që është në të mirë të Kosovës, unë për vete do ta mbështes ashtu siq kam bërë edhe në Qeverinë e kaluar Ato që nuk janë për tu mbështetur nuk i kam mbështetur më herët dhe nuk i mreshtës. Deputete nuk është që kanë votuar kundër kryetarit Mustafa, ata kanë votuar kundër PDK’së”, ka thënë Lama.
Kurse nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova ka thënë se kjo është punë e brendshme dhe ata do të merren me këtë çështje.
“Nuk po shoh ndonjë problem. Deputetet ka në të drejt që sipas bindjes dhe vullnetit të tyre të votojnë, prandaj edhe janë deputetë. Nuk besoj që duhet tashti të krijohet klimë e tillë se çka po ndodhi në LDK. Nuk ka gjasa edhe të krijohet ndonjë grup parlamentar”, ka thënë Rugova. /Tribuna/.

No comments:

Post a Comment