Thursday, December 11, 2014

Sërbët duan hise ne AKI- Stojanoviq: Çështja e AKI-së diskutohet më vonë


Mundësia që një serb të zgjidhet në postin e zëvendës drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës do të diskutohet më vonë ka deklaruar zëvendëskryeministri i ri kosovar, Branimir Stojanoviq, 
Duke folur për gazetën serbe, Blic, Stojanoviq ka vlerësuar se çështjet kryesore në të cilat do të fokusohet ai do të jenë marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel si dhe themelimi i Asociacionit të Komunave serbe.
Krahas kësaj, Stojanoviqi gjithashtu ka thënë se do të merret edhe me çështjet e privatizimit apo siç i ka thënë ai “pronës së konfiskuar” prej vitit 1945 -46, problemet me sigurimin e veturave, transmeton Indeksonline.
“Ne kemi nevojë për negociata. Ato nuk kanë ndonjë alternativë pavarësisht sa të vështira dhe të pakëndshme janë. Gjatë kohës së negociatave, situata në terrren ka qenë më e qeta. Çdo herë kur janë ndërprerë negociatat, ka pasur problem”, ka thënë Stojanoviqi. 

No comments:

Post a Comment