
Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, ka deklaruar se do të ndryshojë strategjinë e për kthimin e të shpërngulurve në Kosovë.
Ai ka tërhequr vëmendjen se për këtë qëllim pothuaj nuk ka mjete në buxhet dhe se në vitin e ardhshëm ka rrezik që të pamundësohet kthimi.
"Do ta ndryshojmë strategjinë për kthim. Kjo do të thotë personat e shpërngulur që në ndërkohë kanë krijuar ndonjë pasuri të patundshme në Serbi, mund të marrin statusin e të kthyerit që nuk ka qenë rast deri më tash", ka thënë Jablanoviq.
Ai ka deklaruar se tashmë 2 mijë familje serbe janë të gatshme për t’u kthyer në Kosovë.
Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Jablanoviq ka theksuar se nuk sheh nevojë dhe as mundësi që Kosova, si ka thënë, “të shpenzojë miliona euro mjete për formimin e një ushtrie të re në rajon e cila mund të shkaktojë vetëm shtimin e armatave që tashmë ekzistojnë në rajon, përkatësisht shtimin e kapaciteteve të tyre”, transmeton B92, përcjell Koha.net.
Jablanoviq ka shtuar se lista "Srpska" për këtë temë do të dëgjojë argumentet e partnerëve të vet të koalicionit – PDK-në dhe LDK-në, por ka theksuar se qëndrimi i Srpska- do të varet nga qëndrimi i Serbisë, e para së gjithash nga qëndrimi i Ministrisë serbe të Mbrojtjes.
I pyetur nëse do të respektojë simbolet e shtetit të Kosovës, Jablanoviq është përgjigjur se” dihen detyrat dhe obligimet e personit që kryen detyrat e ministrit në Qeverinë e Kosovës”.
No comments:
Post a Comment