Tuesday, December 16, 2014

Serbia në BE përmes raporteve me Kosovën

Shteti fqinjë serb mund të jetë i kushtëzuara nga Brukseli për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë qershorit, me disa lëshime në raport me Kosovën.
Fjala është për dialogun dhe marrëveshjet tashmë të arritura, ku në rend të parë përmenden çështjet si funksionimi i gjyqësorit në veri, zhbërja e mëtutjeshme e strukturave paralele të sigurisë, e deri te pikat më të ndjeshme, asaj për lejimin e kodit ndërkombëtar për Kosovën dhe administrimit të liqenit të Gazivodës.
Përparimet që Serbia do të duhet t’i dëshmoj në këto pika, sipas burimeve të gazetës Tribuna do të jenë vendimtare nëse Bashkimi Evropian dhe vendet e fuqishme si Gjermania të pajtohen për hapjen e negociatave për anëtarësim gjatë qershorit.
Nga pala kosovare ndërkaq, faktori ndërkombëtar pret që të tregohet konstruktive në bisedime.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në urimin e saj drejtuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa e ka rikujtuar atë me shumë sfida, ku dialogu me Beogradin paraqitet si një proces i rëndësishëm.

No comments:

Post a Comment