Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic, në orën 11:00, në Pallatin Serbija, që shënon takimin e tyre të dytë në Beograd.
Të dy Kryeministrat, siç pohohet, do të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për organizimin e vizitës së Vucic në Tiranë, që mund të ndodhë në shkurt.
Ky takim zhvillohet me rastin e vizitës së kreut të Qeverisë Shqiptare në Beograd, ku po mbahet Samiti i Tretë i Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.
Vëmendja mediatike pritet të jetë e madhe në këtë takim të radhës Rama-Vucic, marrë parasysh tensionin politik që ngjau gjatë vizitës së parë të Kryeministrit Rama në Beograd, kur përmendi pavarësinë e Kosovës. Si do të shkojë kësaj radhe? / Politiko.net

No comments:
Post a Comment