Pavarësisht se koalicioni i ri qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së i ka numrat të cilët i krijojnë stabilitetin këtij koalicioni, kjo nuk nënkupton se ky koalicion do të funksionojë mirë në praktikë. Dallimet e mëdha që kanë këto dy subjekte më njëra tjetrën dhe rivaliteti i madh në mes tyre pritet të reflektohen edhe në qeverisje.
Testi i parë dhe i madh që ky koalicion do ta ketë, pritet të jetë pranvera e vitit 2016, ku Thaçi do të propozohet për president dhe aty do të shihet sa mundet ky koalicion t’i rezistojë kohës. Të paktën kështu vlerësojnë analistët, sipas tyre, mandatari i këtij posti për kryeministër, Isa Mustafa do ta ketë shumë problem menaxhimin e ministrave, sidomos atyre që vijnë nga PDK.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, vlerëson se në bazë të numrave mund të konsiderohet se qeveria e ardhshme do te jetë stabile, mirëpo ky stabilitet, sipas tij, nuk nënkupton që edhe qeverisja do të jetë e mirë.
“ Nëse e shohim në bazë të numrave mund të ko9nsiderohet si qeveri stabile, mirëpo ky stabilitet nënkupton që edhe qeverisja të jetë e mirë. Ne i kemi parë emrat e ministrave që po qarkullojnë ne media dhe nëse i shohim emrat mase mund të themi se në mesin e tyre ka edhe njerëz të cilët nuk janë përfol për afera korruptive ose për gjera të ngjashme. Por një element shumë i rëndësishme i ministrave duhet të jetë elementi i mexhimit”, ka thënë Mushkolaj.
“ Unë e kam thënë edhe më herët për mua është e paimagjinueshme që Mustafa ti menaxhoj ministrat e PDK’së, dhe kjo do të jetë një problem. Unë këtë qeveri e konsideroj si qeveri me dy kryeministra “de jure” tjetrin “de fakcto”, ka thënë ai.
Kurse, Dren Doli nga Grupi për Studime Judrike dhe Politike, vlerëson se për kundër faktit se ky koalicion duhet të jetë jonatyral i mundëson kësaj Qeverie qe të ketë numra relativisht stabil për të pasur një qeverisje stabile në njërën anë, kurse në anën tjetër përformanca e kësaj qeverie, sipas tij, do të varet nga dy faktorë.
“E para faktori menaxheria, që do të imponohet nga Mustafa dhe e dyta nga mundësia që kryeministri të vë në linjë dhe të komandojë gjithë atë ministra që vijën nga PDK’ja”, ka thënë Doli.

No comments:
Post a Comment