Prokurorët e Kosovës kanë hequr dorë nga hetimet e disa rasteve të rënda, duke thënë se po kanë frikë të merren me to, bën të ditur shefi i ri i Misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci.
Meucci në një intervistë për “Zërin”, skandalin e korrupsionit me EULEX-in e quan pretendim, për të cilin do të duhet kohë që të zbulohet e vërteta.
Thotë se raporti i parë i hetimeve do të publikohet më së largu në prill të 2015-së. Por, shefi i EULEX-it, e pranon se kjo situatë e ka zbehur kredibilitetin e këtij misioni dhe besimin e qytetarëve.
Ai tha se do të punojë për rikthimin e besimit, por duke i bërë me dije kosovarëve se ky mision nuk është as “Spiderman”, e as “Superman” dhe se në Kosovë nuk ka ardhur për të futur secilin në burg. /Zëri/
No comments:
Post a Comment