Monday, December 8, 2014

Opozita lëshon sallën e Kuvendit

Partitë opozitare kanë vendosur ta lëshojnë sallën e Kuvendit, pikërisht para se kryetari i ri i Kuvendit, Kadri Veseli ta fillonte fjalimin e tij.

Për ta dëgjuar fjalimin e Veselit, në sallë kanë qëndruar vetëm deputetët e koalicionit PDK-LDK.
Ndryshe, menjëherë pas zgjedhjes së Kadri Veselit, në foltore ka dalë Visar Ymeri nga Lëvizja Vendosje me ç’rast ka shprehur pakënaqësinë e tyre për zgjedhjen e Veselit në krye të Kuvendit.
“Konfirmim më të madh për krim ndaj demokracise nuk pat se sa vendosja në krye të Kuvendit të Kosovës të njeriut të nëntokës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe atë me votën e LDK-së”, ka thënë Visar Ymeri

No comments:

Post a Comment