Thursday, December 11, 2014

Mitrovicë: Aksion i gjerë policor, cak fajdexhinjtë

Një aksion i gjerë policor ka nisur mëngjesin e sotëm në lokalitete të ndryshme të rajonit të Mitrovicës dhe është duke vazhduar ende
Sipas këtyre burimeve, aksioni që ka filluar rreth orës 6:00 të mëngjesit në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri nuk ndërlidhet me aksionin e djeshëm dhe bëhet fjalë për kapjen e një rrjeti fajdexhinjsh në këtë rajon, ndërsa deri tash janë arrestuar gjashtë persona.
KosovaPress-ika kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmuar aksionin, por nuk kanë dhe asnjë detaj.
“ Ende nuk kam ndonjë informacion për momentin, për çdo gjë do t’ju informojmë më vonë”, ka thënë Zahiti për Kosovapress.

No comments:

Post a Comment