
Tani kur qeveria e re e Kosovës është miratuar, mediat në Prishtinë kanë publikuar edhe fotot e ministrave “fatkeqë” që Hashim Thaçi nuk i transferoi me vete nga kabineti i vjetër në të riun.
Ndoshta më shumë se gjithçka, emrat dhe profilet e tyre tregojnë qëllimin e vërtetë sepse Hashimi pranoi të bëhej numri dy i ish rivalit të vet, Isa Mustafa.
Kjo, sipas lapsi.al, tregon gjithashtu edhe qëllimet e tij.
Lapsi.al shkruan se Thaçi pranoi të bëhet zv kryeministër dhe ministër i jashtëm. sepse ai do të jetë së paku kryeministri i gjysmës së kabinetit dhe duke qenë brenda, ai i kontrollon edhe më mirë ministrat e ardhur nga partia e vet PDK.
Pikërisht për këtë arsye, shton lapsi.al, ai i dogji disa nga emrat më eminentë të kabinetit të vjetër duke i lënë ata deputetë të thjeshtë.
Qëllimi i Thaçit është i qartë: ti kontrollojë ata dhe ti përdorë si shantazh për prishje të qeverisë, në rast se në vitin 2016, atij nuk i jepet posti i presidentit të cilin e synon. Pikërisht për këtë arsye ai nuk futi në kuvend emra me peshë....
Por kush janë të përjashtuarit (që duken në foto)?
I pari, Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Jashtëm.
Besim Beqaj, ish-Ministër i Financave;
Agim Çeku, ish-Ministër i FSK’së;
Ramë Buja, ish-Ministër i Arsimit;
Fehmi Mujota, ish-Ministër i Infrastrukturës;
Bajram Rexhepi, ish-Ministër i Brendshëm
No comments:
Post a Comment