
Të rinjtë e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjilan do të organizojnë një aktivitet simbolik për t’i kritikuar ikjet e të rinjve në mënyrë ilegale nga Kosova për në vendet e Bashkimit Europian si dhe mos intervenimin e Qeverisë për t’i krijuar kushte më të mira qytetarëve të saj, në mënyrë që mos të kërkojnë zgjidhje jashtë Kosovë.
Para Teatrit të Qytetit, të rinjtë e Komunës së Gjilanit, nën ombrellën e Këshillit, do të organizojnë një aktivitet simbolik ku do ta improvizojnë gjendjen e qytetarëve të ikur nga Kosova nëpër kampet e mbajtjes në shtetet e Bashkimit Evropian, thuhet në një komunikatë për medie të Këshillit.
Në të njëjtën kohë do të jetë edhe pema e mesazheve, ku kalimtarët e rastit do të kenë mundësi që të shkruajnë mesazhe kundër ikjes së të rinjve nga Kosova në mënyrë ilegale.
Një grup tjetër i Këshillit nga ora 12:00 do të nisen nga Universiteti Publik i Gjilanit në drejtim të kampit të improvizuar tek Teatri i qytetit duke bërë një marsh, si improvizim i rrugës së vështirë të qytetarëve gjatë ikjes nga Kosova.
No comments:
Post a Comment