Monday, December 8, 2014

Lista Serbe' nuk merr pjesë në seancë, Jablanoviç thotë se nuk ua përmbushën kushtet

Deputetët e Listës Serbe, e cila ka 9 ulëse në Kuvendin e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilët do të votohet formimi i qeverisë së re të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jablanoviq.
“Nuk do të marrim pjesë, për shkak se nuk po shohim se janë përmbushur kushtet e Listës Serbe për të marrë pjesë në qeveri dhe ne nuk e shohim nevojën që të jemi pjesë e Kuvendit me rastin e zgjedhjes së qeverisë”, theksoi Jablanoviq.
Ndryshe, kushtet të cilat Lista Serbe i ka përfolur tash e disa muaj, janë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, kthimi i qëndrueshëm i personave të shpërngulur, mundësimi i kthimit të pronës së Kishës Ortodokse Serbe si dhe të anulohet privatizimi i ndërmarrjeve në mjediset ku jetojnë serbët.
Jablanoviq ka theksuar se, shkak i mosmarrëveshjet lidhur me kushtet “kanë të bëjnë, fillimisht, me mënyrën e formulimit të tyre”

No comments:

Post a Comment